RTSH 24 Live

Aktualitet

Zv.ministrja Rakacolli: Aktualisht, nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave

09/11/2020

Zv.ministrja Rakacolli: Aktualisht, nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Masat e reja kufizuese nuk do të prekin shkollat. Kjo u bë e ditur nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u shpreh se “situata në shkolla aktualisht është nën kontroll, pasi rastet e të infektuarve nuk kanë ndikuar në numrin e përgjithshëm”. Sipas saj, aktualisht nuk është e nevojshme vendosja e masave kufizuese ndaj shkollave.

"Maskat kanë dhënë rezultat, pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat. Çdo masë që merret lidhet me shifrat. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës" - tha Rakacolli./rtsh.al