RTSH 24 Live

Sociale

Veliaj në njësinë 13 :“Pavarësisht sulmeve, projektet e Bashkisë nuk do të ndalen”

08/11/2020

Veliaj  në njësinë 13 :“Pavarësisht sulmeve, projektet e Bashkisë nuk do të ndalen”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim në lagjen 13 foli për projektin e bashkimit të kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik në një hapësirë të vetme, që do të mund të vizitohet nga qytetarët, por të shfrytëzohet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. 
Kryebashkiaku Veliaj tha se opozita ngre akuza për projektet e Bashkisë, pasi e humbi shansin për të lënë vet gjurmë në jetën e banorëve të Tiranës.  “Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. Mjafton të shohësh letrat në Hagë të Lul Bashës, Saliut dhe të atyre që e votuan raportin e Dick Martit, nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Duhet të kuptojmë se e kemi të lidhur fatin këtu. Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona. Sigurisht, acarohen kur bëjmë shkolla sepse ata nuk preken nga këto ndryshime. Për sa kohë ti e ke lidhur fatin me dikë tjetër, se bën Kopsht Zoologjik, se bën autostrada apo shkolla, je i painteresuar sepse nuk e ke lidhur fatin me Shqipërinë. Ne që e kemi lidhur fatin me këtë vend jemi të interesuar, por duhet të jemi edhe të bashkuar”, nënvizoi Veliaj.
Kryebashkiaku u takua edhe me familjen e Ibrahim Kostës, që mbeti shtëpia e të cilëve u dëmtua nga tërmeti. Veliaj tha se kjo shtëpi që nisi të rindërtohet sot do të jetë gati brenda vitit.