RTSH 24 Live

Kosova

Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha aktakuzat për krime lufte

09/11/2020

Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha aktakuzat për krime lufte
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së parë pranë Dhomave të Specializuara

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

"Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës", tha Thaçi, kur u pyet nga gjykatësi i procedurës paraprake, nëse ndihet i pafajshëm apo fajtor rreth atakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e cilësoi aktakuzën kundër tij si "të paqëndrueshme" dhe tha se është i pafajshëm "plotësisht". /rtsh.al