RTSH 24 Live

Rajoni

Rriten shifrat nga COVID-19 në rajon, Greqia hyn në karantinë të përgjithshme

07/11/2020

Rriten shifrat nga COVID-19 në rajon, Greqia hyn në karantinë të përgjithshme
Selanik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.827 persona të dyshuar me covid ,prej të cilëve 728 kanë rezultuar pozitivë.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë gjetyur vdekjen 12 persona ndërsa numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 732. Numri total i rasteve pozitive është 22.934 ndërsa  numri i rasteve aktive është 6.221. Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me covidin 60 pacientë.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord të ri prej 1.128 rastesh të tjera me (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 37.499 ndërsa 1096 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandenmisë.
Ndërkohë këtë të shtunë që nga ora 6 e mëngjesit Gerqia është future në karantinë të përgjithshme , ndërsa qytetarë të shumtë kanë vëshuar në qendrat tregatare para se të shpallej mbyllja.
Specialistët e shëndetësisë atje paralajmërojnë se tashmë numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga Covid-19.
Edhe gjatë ditës së premte Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh, 2448 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 52.254.
Ndër qytetet përsëri vendin e parë e mban Selaniku që ndodhet në ditën e 4-të karantinës së plotë me 683 raste dhe më pas vjen Athina me 493 , Larisa me 120 dhe Drama me 100.
Numri i viktimave nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 715.