RTSH 24 Live

Rajoni

Rriten infektimet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Greqi

08/11/2020

Rriten infektimet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Greqi

Situata në Kosovë është bërë e vështirë këto ditë, pas shtimit të madh të rasteve me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka njoftuar se janë shënuar 491 raste pozitive me COVID-19 si dhe 12 të vdekur. Nga të shënat e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se numri i personave të prekur me koronavirus në total ka shkuar në 23 mijë e 425. Po ashtu mësohet se numri i rasteve aktiv është 6634. Kujtojmë se nga ky virus deri më tani kanë humbur jetën 744 persona.

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta nga COVID-19 duke regjistruar rekorde. Vetëm në 24 orët e fundit janë 14 viktima nga virusi teksa edhe rastet e reja kanë shkuar në 1 mijë e 285. Pozitiviteti i testimeve së fundmi ka qenë 38% kurse numri i të shëruarve vijon të mbetet në nivele të ulëta në krahasim me infektimet, vetëm 176 pacientë fituan betejën.

Ndërkohë këtë të shtunë që nga ora 6 e mëngjesit Gerqia është future në karantinë të përgjithshme , ndërsa qytetarë të shumtë kanë vëshuar në qendrat tregatare para se të shpallej mbyllja. Specialistët e shëndetësisë atje paralajmërojnë se tashme numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga Covid-19.

Edhe gjatë ditës së premte Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh, 2448 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 52.254. Përsëri vendin e parë e mban Selaniku që ndodhet në ditën e 4-të karantinës së plotë me 683 raste dhe më pas vjen Athina me 493 , Larisa me 120 dhe Drama me 100. Numri i viktimave nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 715 persona.