RTSH 24 Live

Ekonomi

PD: Buxheti për vitin 2021, është një gënjeshtër elektorale, fatmirësisht i fundit për Ramën

05/11/2020

PD: Buxheti për vitin 2021, është një gënjeshtër elektorale, fatmirësisht i fundit për Ramën
Jorida Tabaku, ish- deputete e PD

Partia Demokratike ka reaguar sot, pas prezantimit të project- buxhetit të vitit 2021 në parlament. Ish- deputetja Jorida Tabaku, komentoi se buxheti i paraqitur në Kuvend, nuk zgjidh dhe as nuk shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale, shkatkuar nga tërmeti dhe pandemia. Sipas saj, buxheti është një gënjeshtër elektorale që do të shërbejë si arkë personale për oligarkët.

“Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarët.  Një kryeministër në ditët e fundit të karrierës politike, që përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas. Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive.  Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin. Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet”, komentoi Tabaku.

Sipas saj, buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni. Zonja Tabaku nënvizoi se “fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër”. 

 “Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fidenve të rindërtimit. Mbi 100 mijë të papunë ende sot rrugëve ndërsa konsumi ka rënë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10% sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare. Buxheti është një gënjështër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta. Edi Rama është i pabesueshëm! Për 8 vjet ai vetëm sa i rriti taksat biznesit të vogël, i gjobiti përmes taksidarëve të tatimeve dhe çdo lloj ushtrie tjetër gjobëvënësish, duke falimetuar çdo vit mijëra e mijëra biznese, duke i detyruar shumë prej tyre edhe të largohen nga vendi. Ky është buxheti i borxhit më të madh publik. Edi Rama kërkon të mbijetojë në politikë duke u vënë në kurriz shqiptarëve qindra miliinë euro euro të tjera borxh, të cilat nuk shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të paguar oligakrët e tij, për te paguar incëneratorët dhe luksin e zyrave të qeverisë së tij të kalbur nga korrupsioni”, u shpreh Tabaku. /rtsh.al