RTSH 24 Live

Ekonomi

Paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm u rrit me mbi 21% prej vitit 2013

03/11/2020

Paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm u rrit me mbi 21% prej vitit 2013

Nga 1 janari i këtij viti paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm llogaritet 75 550 lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se paga e një mësuesi në shkollat e mesme ka pësuar rritje me 21.3% ose 12 961 lekë nga viti 2013 në 2020.
Në vitin 20123 paga e një mësuesi në shkollat e mesme llogaritet 62 300 lekë, ndërsa nga 1 janari i vitit që vjen paga mesatare shkon në 75 550.

Mbi 35 mijë mësues në sistemin parauniversitar do të përfitojnë rritje pagash me 15% nga 1 janari i këtij viti.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje bëhet për t’i dhënë një vlerë të shtuar punës e përpjekjes që bëhet nga punonjësit e sistemit arsimor në të gjithë vendin./a.gjonaj/j.p/