RTSH 24 Live

Sociale

Nis nga ndërtimi një lagje re në Tiranë

30/10/2020

Nis nga ndërtimi një lagje re në Tiranë

Një lagje e re ka nisur të marri jetë sot në Tiranë. Ajo do të ndërtohet afël lagjes "5 Maji" Lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, do të ndërtohet nga themelet dhe në të do të jetojnë 11 mijë banorë. Lagjia mendohet se do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës. Ajo do të ketë një ndikim të ri në zhvillimin urban, ekonomik e social. Infrastruktura e saj do të jetë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.