RTSH 24 Live

Aktualitet

Nënkryetari i PD-së, reagon pas takimit të kryeministrit Rama me naftëtarët e Ballshit

09/11/2020

Nënkryetari i PD-së, reagon pas takimit të kryeministrit Rama me naftëtarët e Ballshit

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e Ballshit, ku nuk u arrit një marrëveshje. Me një shënim në facebook, Spaho thotë se Rama nuk dha asnjë zgjidhje reale për naftëtarët dhe se po “riciklon gënjeshtrat dhe mashtrimet e vjetra”.

“I gënjeu në 2016 për t’u marrë votën se do të vazhdojne punën dhe do t’u jepen të gjitha paratë, ndërsa jepte garanci për investitorin që erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre që e sollën dhe iku. I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u tallur ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, të deshperohen dhe në fund të pranojne çfarëdo zgjidhje që siguron, qoftë dhe ushqimin e pak ditëve për femijët, që të dale para shqiptareve si shpetimtare. Njesoj siç po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite, nuk thote asnje fjale sepse nuk i bëhet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do tëmbesin, mjafton që të mos i cënohen lekët e koncesioneve dhe inceneratorëve", thotë Spaho. /rtsh.al