RTSH 24 Live

Sociale

Ndahet nga jeta Prof. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike” nuk i mbijetoi Covid -19

23/10/2020

Ndahet nga jeta Prof. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike” nuk i mbijetoi Covid -19

Tërë jetën ua kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t'i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof . Elmas Eltari, u nda nga kjo jetë, në moshën 85 vjeçare.
I lindur dhe arsimuar në Tiranë, profesor Eltari në vitin 1962 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë. Po në këtë vit u emërua mjek në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa prej vitit 1978 ishte Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive” dhe shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë".
Në vitet 1978-1980 ka dhënë ciklin e plotë të leksioneve në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Puna studimore e profesor Elmas Eltari lidhet dhe me 22 botime shkencore; tekste mësimore, monografi, manuale, atlase etj. është bashkëautor I tekstit të parë mbi “Sëmundjet infektive”, autor i tekstit “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën. autor i manualit pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”, studimit “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës". etj.
Prof. Eltari ka botuar dhe mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor botëror. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri
Po kështu Profesor Eltari njihet dhe si zbuluesi i “Etheve Hemorragjike virale'. Ka studiuar epideminë e Kolerës në Shqipëri dhe atë të Poliomelitit në vitin 1996. Ndërsa në vitin 2011 ka botuar "Atlasin e Sëmundjeve Infektive" me 600 fotografi.

https://www.youtube.com/watch?v=0xgC_D6z-LY