RTSH 24 Live

Aktualitet

Naftëtarët ndërpresin grevën, Rama dhe Ruçi takojnë përfaqësinë e tyre në Bashkinë e Fierit

09/11/2020

Naftëtarët ndërpresin grevën, Rama dhe Ruçi takojnë përfaqësinë e tyre në Bashkinë e Fierit

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Bashkisë së Fierit, për të zhvilluar një takim me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit, pasi ata ndërprenë grevën. Në këtë takim, përveç përfaqësisë me 8 persona të naftëtarëve, ndodhet edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi zhvillohet menjëherë sapo grevistët kanë ndërprerë grevën. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura për 19 muaj, që i kanë fituar me gjyq, dhe rifillimin e punës në Uzinën e Rafinerisë së naftës në Ballsh. /rtsh.al