RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, jep detaje pas takimit me naftëtarët

09/11/2020

Kryeministri Edi Rama, jep detaje pas takimit me naftëtarët
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, deklaroi pas takimit me naftëtarët se qeveria ka vendosur në dispozicion një pagesë, e cila nuk kap vlerën e pagave, por as të asistencën që do ofronte shteti në këtë rast. Kreu i qeverisë nuk dha detaje sesa do jetë pagesa, por nënvizoi se qeveria nuk do paguajë të gjitha pagat e prapambetura të naftëtarëve.

"Më vjen mirë që diskutuam në këto kushte, pasi nuk mund të diskutonim në kushtet e grevës. Kemi ardhur me idenë për të qarë hallin më këta njerëz. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Nuk është çështja jonë pagat e prapambetura, është një çështje e tyre me kompaninë. Lidhet me detyrimet e kompanisë, jo qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje të cilat janë kompanitë që i zgjidhin. Por natyrisht çështja e këtyre njerëzve është një çështje që na takon ne. Rruga e thjeshtë ligjore do ishte të shkonin në zyrat e punës për asistencë. Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë. Propozuam që të marrim përsipër mbështetje financiare për punëtorët. Nuk jemi dorëzuar në lidhje me të ardhmen e kësaj rafinerie. Nuk mund ta di unë se kur do të nis puna në rafineri. Nëse vjen një kompani e re duhet të bisedohet me bankën. Do i paguajmë sepse nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh. Do vendosim në dizpozicion një mbështetje financiare, nuk do jetë paga që kanë, por as asistenca që ofron shteti. Ne sot jemi marrë vesh në parim.", tha Rama.