RTSH 24 Live

Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nga e mërkura do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00

09/11/2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nga e mërkura do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00
Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë, publikoi pasditen e sotme masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00. Edhe për lokalet dhe restorantet do të hyjë në fuqi ky kufizim përgjatë kësaj fashë oraresh.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore, apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë, në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha zonja Mira Rakacolli.