RTSH 24 Live

Kulturë

Kinë, në një shpellë në Gansu u gjet ADN-ja e “Homo Denisova”

01/11/2020

Kinë, në një shpellë në Gansu u gjet ADN-ja e “Homo Denisova”

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë bërë përparime të rëndësishme në kërkimet mbi “Homo Denisova”, specia tashmë e zhdukur që ka jetuar rreth 160.000 vjet më parë.

Studimi, i botuar në revistën “Science”, zbuloi praninë e ADN-së mitokondrike të “Homo Denisova” në disa sedimente që datojnë nga periudha e vonë e Paleolitit të Mesëm, të marra nga shpella karstike “Baishiya”, në pllajën Qinghai, në Tibet, shkruan “Xinhua”.

Kërkimi u krye nga një grup arkeologësh nga Universiteti Kinez i Lanzhou dhe u përfundua në bashkëpunim mes universiteteve të ndryshme dhe instituteve kërkimore në Kinë, Gjermani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Zbulimi, shpjegoi Zhang Dongju, një anëtar i ekipit arkeologjik të angazhuar në gërmime, zgjeron më tej vendbanimin e “Homo Denisova” në shpellën kineze dhe siguron prova të një pranie afatgjatë të kësaj specie në këtë zonë.