RTSH 24 Live

Politikë

Joe Biden zgjidhet president i SHBA, reagon kreu i grupit të PS, Taulant Balla

07/11/2020

Joe Biden zgjidhet president i SHBA, reagon kreu i grupit të PS, Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas shpalljes fitores të Joe Biden, si president i SHBA, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook. Balla deklaron se “demokracia amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim”.

"Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore. Urime Presidentit të zgjedhur Biden", shkruan Biden.