RTSH 24 Live

Bota

Itali, 356 viktima nga koronavirusi, mbi 25 mijë të infektuar në 24 orë

09/11/2020

Itali, 356 viktima nga koronavirusi, mbi 25 mijë të infektuar në 24 orë

Vijon të jetë e rëndë situata nga koronavirusi në Itali, vend i cili po përballet me rritje të shifrave të të infektuarve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u regjistruan 25.271 raste të reja me COVID. I lartë mbetet dhe numri i pacientëve që kanë humbur jetën. Sot u regjistruan 356 viktima. Deri më tani numri i pacienëve të shtruar ka shkuar në 345.289, ndërkohë që të infektuar në total janë 960.373.

Gjithashtu është shtuar edhe numri i pacientëve në terapi intensive me 100 pacientë dhe 1296 pacientë më shumë që kërkojnë kurim spitalor. Në total janë 345.289 të shëruar nga virusi. Ndërkohë numri i tamponëve të kryer në 24 orët e fundit është ulur në 147.725. /rtsh.al