RTSH 24 Live

Aktualitet

Fier, policia ka arreston autorin e dyshuar të vrasjes së 50 vjeçarit, Ahmet Toska

15/11/2020

Fier, policia ka arreston autorin e dyshuar të vrasjes së 50 vjeçarit, Ahmet Toska
Policia Fier

Policia bëri të ditur se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 50 vjeçarit Ahmet Toska, ngjarje e ndodhur gjatë tetorit në Fier. Në pranga ka rënë Fatmir Hoxha, 52 vjeç, banues në Fier. Arrestimi u krye me urdhër të prokurorisë. Policia e akuzon atë për vrasjen e Toaskës, ngjarje e ndodhur më 26 tetor. Krimi u bë në prani të bashkëshortes së tij.

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në Fier. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /rtsh.al