RTSH 24 Live

Kulturë

Elina Duni interpreton “live” në BBC

30/10/2020

Elina Duni interpreton “live” në BBC

Elina Duni, këngëtarja shqiptare në Zvicër, ka performuar mbrëmjen e djeshme “live” në programin “Radio 3” të medias britanike BBC. Një performancë unike në ambientet e “Royal Festive Hall”.

 

Ajo ka interpretuar  së bashku me partnerin e saj në muzikë, Rob Luft dhe bandën muzikore. Elina Duni është larguar nga Shqipëria për në Gjenevë, Zvicër në moshën 10 vjeçare, ku ka jetuar sëbashku me nënën e saj.

U specializua në rrymën “Jazz” pranë Universitetit të Arteve në Bern të Zvicrës dhe që nga viti 2004 ajo luan së bashku me kuartetin nën emrin e saj.

Stili i saj inovativ në rrymën “Jazz”, me një ndikim të madh nga muzika popullore shqiptare, u vlerësua me nominimin për çmimin Seiss Music Prize në vitin 2017.

Ajo eshte e fokusuar me muzikën jazz, por është e njohur me se shumti  për rrymën etno jazz ku disa këngë të vjetra shqiptare i ka ripërpunuar dhe i ka sjellë në këtë zhanër. (Diaspora Shqiptare )