RTSH 24 Live

Bota

Donald Trump fotografohet pas humbjes së zgjedhjeve

07/11/2020

Donald Trump fotografohet pas humbjes së zgjedhjeve
Presidenti Trump

Joe Biden u emërua presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në 11.25 të mëngjesit të së Shtunës (me orën lokale). Por ndërkohë që lajmi u dha nga të gjitha mediat amerikane, presidenti ende në detyrë, Donald Trump, ishte duke luajtur golf.

Ai ishte veshur me një kapele të bardhë MAGA (Make America Great Again) dhe një xhup të zi. Presidenti Trump u pa të dilte nga Shtëpia e Bardhë të shtunën në mëngjes, pasi bëri disa postime në Twitter, duke pretenduar se rezultatet e zgjedhjeve ishin mashtrim.