RTSH 24 Live

Kulturë

Dita botërore e planifikimit të qyteteve

08/11/2020

Dita botërore e planifikimit të qyteteve

Dita botërore e planifikimit të qyteteve, është ditë e rëndësishme për çdo qytetar të botës që dëshiron qytet më funksional, lagje më urbane, mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, përgjegjësi më të lartë qytetare.

Për herë të parë, Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është shënuar në vitin 1949, si nevojë e angazhimit gjithëpërfshirës në vendosjen e politikave, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në përgjithësi.

Kjo ngjarje u iniciua nga Carlos Mariadella Paolera, profesor në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim të avancimit të interesit publik dhe profesional në fushën e planifikimit.

Duhet të ndihmojnë në hartimin e planeve për zona të reja të zhvillimit, dhe të ndikojnë në korrigjimin e zonave të vjetra.

Me angazhimin e tyre të pazëvendësueshëm,planerët duhet të ndihmojnë edhe në hartimin e politikave qeveritare nga të cilat duhet të përfitojnë të gjithë.Aktualisht, kjo ditë e rëndësishme e sektorit të planifikimit hapësinor festohet në shumë qytete në të gjitha anët e botës.

Aktualisht, në mesin e telasheve dhe sfidave që po përballemi si shoqëri, padyshim se bëjnë pjesë edhe telashet e zhvillimit urban dhe ndërtimit. Në këtë aspekt, përpos pakënaqësisë kolektive për situatën, opinioni i përgjithshëm është se nuk është punuar sa duhet dhe si duhet.

Në çdo bisedë apo debat për zhvillimin e qyteteve tona, gati është e paevitueshme shprehja “kaos urban” dhe përpjekja për të gjetur fajtorët. Në të shumtën e rasteve faji i mëveshët autoriteteve përgjegjëse komunale; Faji bartet shpesh edhe te rregullat dhe ligjet në fuqi; Jo rrallë herë, fajtor të situatës definohen profesionistët dhe ndërtuesit, pa e përjashtuar edhe ndikimin e politikes, si njëri nga fajtorët kryesor.

Në një situatë të tillë, është i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm vullneti për të ndryshuar sjelljen ndaj këtij problemi, me ndikim të madh në jetën tonë dhe kualitetin e saj në përgjithësi.