RTSH 24 Live

Ekonomi

Denaj: Buxheti i vitit 2021 mbështet arsimin, shëndetësisë, bujqësinë, dhe rindërtimin

05/11/2020

Denaj: Buxheti i vitit 2021 mbështet arsimin, shëndetësisë, bujqësinë, dhe rindërtimin

Buxheti i vitit 2021 është projektuar të sjellë një rritje ekonomike për vendin në 5.5%. Ministria e financave Anila Denaj në Kuvend theksoi kryefjala e këtij projektbuxheti është “Rimëkëmbja Ekonomike”. Kjo në vazhdën e përpjekjeve për të tejkaluar me sukses pasojat negative të dy fatkeqësive natyrore, që goditën vendin tonë në mënyrë të njëpasnjëshme. Treguesit negativ të rritjes ekonomike kanë prekur gjithë vendet e botës dhe ne nuk mund të jemi imun ndaj zhvillimeve të pandemisë, teksa i afrohemi fundit të vitit. Ulëm pritshmërinë mbi rritjen ekonomike, e cila në fund të vitit 2020 parashikohet të jetë në nivelin -6.1%, por parashikojmë rritje në terma pozitive në vitin në vijim, që do të ketë një rritje prej 5.5%, duke e rikthyer dukshëm ekonominë shqiptare drejt trendit të rritjes së qëndrueshme”, u shpreh ministrja Denaj duke theksuar se ky buxhet do të mbështesë sektorët prioritarë dhe më të ndjeshëm në anën sociale si: shëndetësi, arsim, bujqësi, rindërtim dhe infrastrukturë. Po ashtu ky buxhet sqaron Denaj do të bëje të mundur edhe uljen e borxhit publik. 
Gjithashtu, si politikë e re për vitin 2021 është miratuar dhe një fond prej 1 miliard lekësh në formën e skemës së mbështetjes së fermerëve përmes përjashtimit të karburantit për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.