RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 12 viktima, 525 raste të reja me koronavirus

09/11/2020

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 12 viktima, 525 raste të reja me koronavirus
Urgjenca e infektivit ne QSUT

Në Shqipëri për disa ditë rresht po rritet ndjeshëm numri i infeksioneve me covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur pak minuta më parë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 525 raste të reja me koronavirus. Shpërndarja gjeografik e rasteve të reja është: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton MSHMS.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                   525

Të shëruar ne 24 orë                                 111

Të shtruar në spitale                                 360

Humbje jete në 24 orë                             12

Testime ditore                                          1967

 

Testime totale                    141,081

Raste pozitive                     24,731

Raste të shëruara               12,203

Raste Aktive                       11,555

Humbje jete                       559

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5682

Durrës          980

Fier               916

Korçë            753

Shkodër        645

Elbasan         565

Lezhë            545

Vlorë           506

Berat           326

Kukës           267

Gjirokastër    256

Dibër            114

/rtsh.al