RTSH 24 Live

Teknologji

Cilësia e gomave ndikon në autonominë e baterisë tek makinat elektrike

03/11/2020

Cilësia e gomave ndikon në autonominë e baterisë tek makinat elektrike

Karakteristikat e gomave dhe niveli i mirëmbajtjes së tyre luajnë një rol vendimtar në përmirësimin e efikasitetit të makinave elektrike dhe autonominë e marrë me një karikim të baterisë, sipas një studimi të Instituti i Kërkimeve ”Geely”, i kryer së bashku me ”Shanglong Linglong Tire Co” dhe ”ExxonMobil”.

Studiuesit arritën në përfundimin se kontrolli më i rreptë i presionit të gomave mund të çojë në një përmirësim të dukshëm të efikasitetit të automjeteve elektrike, zbutjen e të ashtuquajturit ”ankthi i autonomisë”.

Raporti, i cili u botua nga Shoqëria e Inxhinierëve të Automjeteve, e njohur gjithashtu si SAE, tregon se deri më tani, prodhuesit i kanë kushtuar shumë vëmendje teknologjisë së baterive, kontrolleve elektronike dhe aerodinamikës në zhvillimin e modeleve elektrike, duke lënë pas dore se diapazoni ndikohet ndjeshëm nga gomat.

Nëse goma nuk ka presionin e duhur, në fakt është më pak e ngurtë dhe deformimi i saj është shumë më i lartë, atëherë kjo çon në një sasi më të madhe të shpërndarjes së nxehtësisë. Kjo rezulton në rezistencë më të lartë të rrotullimit dhe për këtë arsye në efikasitet të dobët të energjisë.