RTSH 24 Live

Ekonomi

2,5 milionë lekë u disbursuan për 166 fermerë fitues në një javë

09/11/2020

2,5 milionë lekë u disbursuan për 166 fermerë fitues në një javë

Në total deri tani janë disbursuar mbi 1 miliard lekë për 5 278 fermerë, në 12 qarqe të vendit për 7 masat e mbështetjes 

Mbi 1 miliard lekë pagesa të kryera deri tani nga Skema Kombëtare e mbështetjes për Bujqësinë, janë dhënë për 5 278 fermerët përfitues në 12 qarqet e vendit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, po ecet me shpejtësi në disbursimin e fondeve të Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi dhe blegtori.

2,5 milionë lekë u disbursuan për 166 fermerë fitues në një javë. Ndërkohë që 1 093 150 850 lekë janë disbursuar deri me 6 nëntor për 5 278  fermerët e tjerë fitues në të 7 masat e mbështetjes që adreson Skema Kombëtare 2020. (ATSH)